Limaj uron SHBA-në për Ditën e Pavarësisë

E publikuar: 04/07/2018 12:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Nismës Socialdemokrate njëherësh zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës, Fatmir Limaj, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, më rastin e 4 Korrikut, Ditën e Pavarësisë së SHBA-së.
Limaj thotë se bashkë me SHBA-në feston e gjithë bota liridashëse dhe të gjitha shtetet që përfaqësojnë vlerat e SHBA-së.

Sipas Limajt, qytetarët e Kosovës do t’i jenë përjetë mirënjohës SHBA-së për kontributin e vazhdueshëm të dhënë për vendin.

“Kosova është e bekuar që ka miqësi me SHBA-në dhe miqësia me ta do të jetë e përjetshme”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.