Limaj uron për 50-vjetorin e UP’së

E publikuar: 15/02/2020 13:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i NISMA’s Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kërkuar përmirësim të kushteve për studentë e profesorë në 50-vjeotorin e themelimit të Universitetit të Prishtinës.

“Sot, Universiteti i Prishtinës, shënon 50 vjetorin e themelimit. Universiteti i Prishtinës ka qenë dhe mbetet institucion i shenjtë, me mision fisnik për të nxjerë kuadro me edukim cilësor, e të cilët i duhen aq shumë vendit”, ka shkruar Limaj, në një reagim në FB

“UP ka qenë baza dhe çelësi i lirisë sonë, por tani është koha që Universiteti i Prishtinës të kthehet në flamurtar dhe prijës i proceseve të cilat çojnë në shtetndërtimin e vendit. Sigurisht që sfidë mbetet krijimi i kushteve të kohës që edhe studentët dhe mësimdhënësit tanë të jenë të barabartë me kolegët e tyre nëpër Evropë”, ka shtuar ai.

LImaj ka thënë se në këtë përvjetor jubilar shpreh mirënjohjen për të gjithë ata, që në këto pesë dekada u angazhuan në ngritjen dhe avancimin e UP-së.

“Të gjithë studentëve, stafit akademik dhe administrativ iu percjellë urimet më të mira për 50 vjetorin e themelimit të Universitetit të Prishtinës”, ka shtuar ai.