Limaj uron partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut për rezultatet e arritura

E publikuar: 16/07/2020 14:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka uruar partitë̈ shqiptare në Maqedoninë̈ e Veriut për rezultatet e arritura në zgjedhjet parlamentare.

Limaj ka shkruar në “Facebook”, se rezultatet e fundit tregojnë për një numër të konsiderueshëm të deputetëve shqiptarë të zgjedhur në legjislaturën e re.

“Të gjithë deputetëve shqiptarë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut iu uroj punë të mbarë dhe suksese në përfaqësimin sa më të denjë të interesave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në Facebook./kp/