Limaj uron festën e Bajramit, thotë se fatkeqësisht këtë vit këtë festë nuk mund ta festojmë si herat e kaluara

E publikuar: 23/05/2020 21:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ua ka uruar të gjithë besimtarëve myslimanë festën e Fitër Bajramit.

Limaj ka uruar që të gjithë ata që kanë agjëruar t’u jetë pranuar agjërimi.

Kreu i Nismës shkruan se sikurse ramazani edhe bajrami po e gjen vendin duke u përballë me pandeminë COVID 19.

“Fatkeqësisht, nuk është fare e lehtë që, Bajramin këtë vit nuk mund ta festojmë siç e festonim rëndom në vizita tek të afërmit”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.

Postimi i plotë i Limajt:

Në vigjilie të Festës së Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve myslimanë ua uroj festën e Fitër Bajramit!

Sot ishte dita e fundit e muajit të shenjtë të Ramazanit. Gjithë atyre që kanë agjëruar i uroj t’u jetë pranuar agjërimi.

Sikurse Ramazani edhe Bajrami na gjeti duke u përballur me pandeminë COVID-19.

Fatkeqësisht, nuk është fare e lehtë që, Bajramin këtë vit nuk mund ta festojmë siç e festonim rëndom në vizita tek të afërmit.

Gjithsesi, uroj që në këtë ditë feste, në familjet tuaja të mbretërojë paqja, mirëqenia e harmonia!

Urime festën e Fitër Bajramit, gjithë besimtarëve myslimanë!