Limaj thotë se është në mbështetje të bashkëluftëtarëve në Hagë 24 orë në ditë

E publikuar: 25/12/2020 20:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka vazhdar tubimet me strukturat drejtuese të Nismës në qytetin e Prizrenit.

Limaj me këtë rast ka ftuar strukturat e Nismës të mobilizohen fuqishëm në mbrojtje të vlerave tona kombëtare të cilat po rrezikohen.

Ai ka thënë se asnjëherë vendi ynë nuk ka qenë më i atakuar nga të gjitha anët.

“Sot janë çuar në këmbë njerëz të ndryshëm, një pakicë dhe po synon t’i rrënojë themelet e shtetit. Sot është lluks me fol për tema të nevojave të ndryshme që i kemi, sepse ajo që po vjen rrezikon ta humbë atë që e kemi. Sot po rrezikohet vendi ynë, kur vihet në pikëpyetje vendi ynë krejt tjerat lihen anash. Shqiptarët në periudha të ndryshme kanë ditur të vendosin interesin shtetëror para atij personal”, ka thënë ndër të tjera Limaj në Prizren.

Më tutje, ai ka thënë se sot është momenti më u ngritë e më i dal në mbrojtje të shtetit, duke shtuar se sot fytyra e parë e UÇK-së është në Hagë.

“Ai i ka dhënë zë lirisë së Kosovës. Sot një pakicë po thonë sa mirë po frymon Prishtina pas shkuarjes në Hagë të çlirimtarëve. Ata nuk janë në Hagë për qeverisjen e tyre, por ata janë në Hagë për periudhën e luftës 98-99 dhe për këtë pjesë na kanë prapa 24h. Kur është në pyetje liria e Kosovës vlerat e këtij shteti nuk më intereson politika. Unë për këtë do të angazhohem në mbrojtje të këtyre themeleve”, ka theksuar Limaj.

Lideri i Nismë thotë se është koha të ngritëmi në këmbë në mbrojtje të historisë dhe lirisë tonë.

Ai ka ftuar të gjithë patriotët dhe burrat e mirë të këtij vendi të angazhohen në këtë vizion i cili është vizioni i tij dhe Nismës Socialdemokrate.