Limaj: Seanca e sotme për poenë të lirë politikë

E publikuar: 27/10/2016 13:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Seancën e sotme për të diskutuar lidhur me vlerat e UÇK-së, kreu i “Nismës”, Fatmir Limaj, e ka quajtur të vonuar. Sipas tij, kjo seancë është thirrur vetëm për poenë politike.

“Këtë seancë sot e shikojnë edhe ata për të cilët është thirrur, edhe familjarët e shumë liridashësve të tjerë të këtij vendi. Me shpresën që sot mos po del ndonjë gjë nga kjo seancë”.

Limaj ka thënë se sot të gjithë deputetët janë duke e bërë një gabim të madh. Sipas tij depuetët janë duke intervenuar në sistemin e drejtësisë në Kosovë.

“Kjo seancë vetëm sa i dëmton njerëzit e nuk i ndihmon. Kjo seancë është intervenim në sistemin e drejtësisë. A jemi duke e ditur se për çfarë po flasim. Kjo thirrje e kësaj seance është e pamundur të mos jetë seancë emocionale”, ka thënë Limaj.