Limaj: PSD e kuptoi peshën dhe rëndësinë e dialogut

E publikuar: 17/12/2018 21:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetar i NISMA dhe bashkëdrejtuesi i ekipit negociator në dialogun Kosovë-Serbin Fatmir Limaj, ka thënë se kuvendi arriti të shtunën të votojë një delegacion negociues të mandatuar nga vet parlamenti, njofton Klan Kosova.

“Lajmi i mirë për vendin ishte zhvillimi i ditës së shtunë dhe votimi në parlament. Kuvendi arriti që ta votojë edhe delegacionin negociator të mandatar nga vet parlamenti. Ne kemi bërë shumë negociata për të ardhur tek ai moment. Jam angazhuar që nga dita e parë që delegacioni të jetë mandat shtetëror me një gjithëpërfshirje sa më të gjerë”, tha Limaj në emisionin Zona B në Klan Kosova.

“Pas një angazhimi të pandërprerë, ne kemi arritur që në parlament, shumica e partive shqiptare të shtunën të votoj për një delegacion i cili përfshin gjithë forcat politike në parlament të komuniteteve me pakicë dhe të partive shqiptare. Shpresoj që në rrugë e sipër edhe LDK dhe VV t’i bashkohen këtij delegacioni”.

“Bashkëpunimi ose ndërtimi i këtij delegacioni dhe arritja e një marrëveshje mes PSD dhe koalicionit qeverisës nuk duhet parë si martesë por duhet të shihet si diçka me integritet nacional. PSD nuk iu ka bashkuar koalicionit për të qeverisur vendin por PSD e sheh dhe konsideron dialogun si temë nacionale. PSD ka marrë dikë të rëndësishëm për të marrë përgjegjësinë në dialog. PSD e ka kuptuar peshën dhe rëndësinë e kësaj teme”.

“Ne kemi arritur që Kosova të ketë një delegacion shtetërorë. Për herë të parë në bisedime me Serbinë të kemi emra, të jemi të qartë, që garantojmë transparencë, seriozitet dhe gjithëpërfshirje. Secila forcë politike merr përgjegjësinë politike”.

“Të tjerët presin duke u ndërtuar besimi që edhe ata t’i bashkohen. Jam i bindur që me punën që do të bëjmë rrugës, do ta rrisim besimin”.

“LDK ka ndërtuar një pozicion politik, e ka stabilizuar një qëndrim politik dhe unë e mirëkuptoj qëndrimin që kanë ndërtuar. LDK e sheh si temë të rëndësishme dialogun, është e gatshme të marrë përgjegjsi në përmbyllje të kësaj teme”.