Limaj premton se nuk do të bëhet asnjë nënshkrim kundër Kosovës

E publikuar: 13/06/2019 19:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i NISMA-s Socialdemokrate, Fatmir Limaj, me rastin e shënimit të pesë vjetorit të themelimit të këtij subjekti ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi.

Limaj i cili është edhe një nga kryenegociatorët e bisedimeve ka thënë se Kosova është e gatshme për të dialoguar me të gjithë fqinjët, transmeton Lajmi.net.

“Se ulim kokën para askujt, në këtë kuptim edhe jemi të gatshëm të dialogojmë me Serbinë, por jo dialog siç është për 8 vite pa kokë, pa qëllim e objektiv. Jemi të ulemi të bisedojmë me Serbinë me një kusht që të ndodh njohja reciproke mes dy vendeve.

Unë si përfaqësues (në dialog me Serbinë) ju garantoj se as me pajtim me gojë, e as nënshkrim nuk do të bëhet kundër interesit tonë, as ndarje as copëtim të Kosovës.

Nuk do të hyjmë në një dialog që ka për synim të bëhet një marrëveshje e keqe për Kosovën”, ka deklaruar Limaj.

Ai ka shprehur bindjen se Serbia do ta njeh Kosovën.

“Edhe nëse nuk na njeh nuk është duke na u bërë vonë, kur ta njeh ne jemi këtu”, ka deklaruar Limaj.