Limaj premton mbështetje për prodhuesit vendor

22.09.2017 15:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Limaj premton mbështetje për prodhuesit vendor

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Fatmir Limaj gjatë takimit me drejtuesit e organizatës “Klubi i Prodhuesve të Kosovës”, u premtoi mbështetjen e Qeverisë, duke theksuar se do të gjejnë rrugë dhe forma të bashkëpunimit me qëllim të stimulimit, krijimit të lehtësirave dhe mundësive që prodhuesit vendor ta kujdesin dhe respektin e Qeverisë.

Në këtë takim, anëtarët e klubit e kanë njoftuar zëvendëskryeministrin Limaj me angazhimet, punën, rezultatet, por edhe shqetësimet dhe problemet me të cilat ballafaqohen sot prodhuesit e Kosovës.

“Ne jemi këtu për t’ju ofruar të gjitha lehtësitë dhe mundësitë që i ka shteti i Kosovës, që është obligim i Qeverisë, me qëllim të rritjes së kapaciteteve tona prodhuese, shtimit të vendeve të reja të punës dhe ju siguroj se do ta keni mbështetjen e fuqishme të Qeverisë për t’i hapur një perspektivë të re zhvillimit të vendit tonë, sidomos sektorit të prodhimit”, tha zëvendëskryeministri Limaj.

Ai po ashtu, tha se mbështetja e fuqishme e prodhuesve vendor do të jetë prioritet, përmes së cilës do të krijohet mirëqenia, ndihmohet paketa sociale dhe mbi të gjitha buxheti dhe fuqia ekonomike e Kosovës vjen duke u rritur.

Kryetari i Klubit të Prodhuesve, Astrit Shabani, u shpreh i bindur se kërkesat e tyre do të jenë të realizueshme, duke theksuar se tashmë ka ardhur koha që t’i jepet rëndësi prodhimit dhe prodhuesve vendor.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Ministrja Hoxha mirëpret deklaratën e Hahnit (Video)

Ministrja Hoxha mirëpret deklaratën e Hahnit (Video)

Ironizon Dreshaj: Ju pata thënë se jam taksiratli e fitoj

Ironizon Dreshaj: Ju pata thënë se jam taksiratli e fitoj

Numri më i madh i komunave, nën udhëheqje të AAK-së

Numri më i madh i komunave, nën udhëheqje të AAK-së

Më 20 janar protestohet kundër shtrenjtimit të rrymës

Më 20 janar protestohet kundër shtrenjtimit të rrymës

Haki Rugova: E ndjej veten kryetar të Istogut

Haki Rugova: E ndjej veten kryetar të Istogut

LDK: KQZ bëri dy gabime në numërim të rezultateve

LDK: KQZ bëri dy gabime në numërim të rezultateve

Isufi: Istogu – qershiza mbi tortë

Isufi: Istogu – qershiza mbi tortë

Numërohen 100 për qind të votave, Gani Dreshaj 50.1

Numërohen 100 për qind të votave, Gani Dreshaj 50.1

Mustafa: Asgjë nuk ka përfunduar sonte në Istog

Mustafa: Asgjë nuk ka përfunduar sonte në Istog

Rusia thotë se informacioni i CIA-s ndihmoi për parandalimin e sulmeve terroriste

Rusia thotë se informacioni i CIA-s ndihmoi për parandalimin e sulmeve terroriste

Gani Dreshaj i AAK’së fiton Istogun për 52 vota

Gani Dreshaj i AAK’së fiton Istogun për 52 vota

Pakënaqësi nga njohja amerikane e Jeruzalemit

Pakënaqësi nga njohja amerikane e Jeruzalemit

Pakistan: sulm vetëvrasës në një kishë

Pakistan: sulm vetëvrasës në një kishë

Liderët e së djathtës ekstreme e kritikojnë BE-në për imigrim

Liderët e së djathtës ekstreme e kritikojnë BE-në për imigrim

VV kritikon Ahmetin për koalicionin me AAK-në në Prishtinë

VV kritikon Ahmetin për koalicionin me AAK-në në Prishtinë

Raportet e mira ndërfqinjësore, përshpejtojnë integrimin

Raportet e mira ndërfqinjësore, përshpejtojnë integrimin