Limaj për Krishtlindje: Kjo festë e përçon më së miri mesazhin e paqes, tolerancës dhe humanizmit

E publikuar: 24/12/2018 21:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh kryetar i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka uruar besimtarët e krishterë për Festën e Krishtlindjes.

Limaj ka thënë se kjo festë e përçon më së miri mesazhin e paqes, tolerancës dhe humanizmit.

“Gëzuar Krishtlindjet të gjithë besimtarëve të krishterë. Uroj që këtë festë ta kaloni sa më mirë, me shëndet e mirëqenie”, ka shkruar ai në Facebook.

“Urime Ipeshkvisë së Kosovës për këtë festë e cila përçon më së miri mesazhin e paqes, tolerancës dhe humanizmit”, thuhet më tej në mesazhin e Limajt.

“Harmonia ndërfetare e ka karakterizuar popullin shqiptar në vazhdimësi dhe shpresoj që këtë traditë ta kultivojmë edhe në të ardhmen”, ka shkruar ai.

“Urime edhe për përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare dhe misionet diplomatike në Kosovë të besimit të krishterë. Për shumë mote Krishtlindjet!”, përfundon urimi i Limajt. /