Limaj pas vendimit të Qeverisë: Mirë se vini bashkatdhetarë

E publikuar: 23/06/2020 23:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Nismës Socialdemokrate iu ka uruar mirëseardhje mërgimtarëve tanë. Këtë e ka bërë pas vendimit të Qeverisë për hapjen e Aeroportit nga data 28 qershor.

Limaj poashtu tha se Qeveria e Kosovës sonte mori një vendim të shumëpritur për mërgimtarët tanë, por edhe për qytetarët tanë që jetojnë në Kosovë. Ai shtoi se mërgata është pjesë e pandashme e jona.

Postimi i plotë:

Mirë se vini bashkatdhetarë!

Qeveria e Kosovës sonte mori një vendim të shumëpritur për mërgimtarët tanë, por edhe për qytetarët tanë që jetojnë në Kosovë.

Nga 28 qershori do të hapet Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari”, duke respektuar udhëzimet e institucioneve përkatëse.

Stina e verës nuk mund të paramendohet pa mërgatën tonë, e cila është̈ pjesë e pandashme e jona!