Limaj: Në krye me Haradinajn për një qeverisje reformatore

E publikuar: 31/05/2017 16:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Koalicioni PDK-AAK-NISMA në ditën e parë të fushatës zgjedhore ka mbajtur nje tubim, në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë, në praninë e qindra qytetarëve.

Në një fjalë rasti i pari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka thënë që në krye me kandidatin për kryeminister, Ramush Haradinaj, do të ketë qeverisje reformatore, që do t’i kthej shpresën dhe dinjitetin qytetarëve.

“Ngjallja e shpresës në ndertimin e këtij koalicioni le të shërbej si detyrë, që këtë shpresë ta kthej në mirëqenie dhe dinjitet. Në rrugën tonë të marrjes së besimit të qytetarëve le të bashkohemi të gjithë e të mbajmë fjalën, e së bashku do ta arrijmë objektivin tonë. Për një Kosovë të qëndrueshme të dinjitetshme ku të gjithë do të ndihen krenar t’i takojnë këtij vendi, per atë që kemi bërë e për atë që do të bëjmë” ka thënë Fatmir Limaj.

Tutje Limaj ka thënë që Kosovën e presin mjaft sfida, e që me besimin dhe fjalën e dhënë qytetarëve do ta transformojnë Kosovën.