Limaj: Marrëveshja e Fondit Kosovar me COSME do të kontribuojë në lehtësimin e bizneseve për marrjen e kredive

16.05.2019 16:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Limaj: Marrëveshja e Fondit Kosovar me COSME do të kontribuojë në lehtësimin e bizneseve për marrjen e kredive

Durim Limaj, shefi i kabinetit të ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka marr pjesë në trevjetorin e themelimit të Fondit Kosovar për Garanci Kreditore dhe në nënshkrimin e marrëveshjes me Fondin Evropian për Investime lidhur me Programin COSME.
Limaj theksoi se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë një nga prioritetet e saj kryesore e ka edhe ofrimin e mundësive në qasje të bizneseve vendore.

“Inicimi i marrëveshjes së COSME dhe pastaj nënshkrimi i saj e ka qëllim ofrimin e një mundësie tjetër të jashtëzakonshme në mënyrë që bizneset tona të kenë edhe një derë tjetër hapur, të fitojnë përvoja që i bëjnë ata të barabartë me bizneset europiane”, tha Limaj.
Ai ka falënderuar Komisionin Evropian dhe partnerët tjerë ndërkombëtar si USAID e të tjerë për përkrahjen e vazhdueshme që ofron për Kosovën si në aspektin e formimit institucional, zhvillimit të kornizës ligjore, reformave të ndryshme rregullative, ashtu edhe në aspektin e përkrahjes për të stimuluar zhvillimin e sektorit privat në Kosovë, në veçanti për zhvillimin e ndërmarrësisë, përmes projekteve të ndryshme.

“Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është nënshkruese e marrëveshjes së programit COSME, për të cilin program paguajmë edhe obligimet financiare vjetore në nivel ndërkombëtar dhe si rrjedhojë kemi rol kyç në promovimin e këtij programi tek akterët relevant. Qëllimi jonë është që programin ta
bëjmë sa më funksional në Kosovë. Po ashtu, në ministri kemi ekipin e zyrtarëve që vazhdimisht njoftohet nga Komisioni Evropian për çdo mundësi dhe zhvillim në kuadër të programit, dhe sigurohemi që çdo informatë dhe mundësi përcjellët tek përfituesit potencial në kohën e duhur”, tha Limaj.

Sipas Limajt, kjo marrëveshje që është nënshkruar sot është lajm shumë i mirëseardhur për bizneset tona, me ç’rast ju mundëson qasje më të lehtë në financa.

“Duke pasur parasysh që, sipas shumë hulumtimeve të përpiluara nga organizata të ndryshme ndërkombëtare dhe vendore, qasja në financa është cilësuar si një nga sfidat më të mëdha me të cilën ballafaqohen bizneset e vogla dhe të mesme, kjo marrëveshje e Fondit Kosovar me programin COSME do të kontribuojë që tu bëjë më të lehtë dhe më të lirë bizneseve marrjen e kredive. Duke e ditur suksesin e Fondit Kosovar në garantimin e një numri të madh të kredive për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, nuk kam dyshim që kjo marrëveshje me COSME-në vetëm do ta përforcoj rolin e Fondit”, tha Limaj,transmeton Infosot.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Çështjet e mosmarrëveshjeve ndërmjet Bullgarisë dhe Serbisë

Çështjet e mosmarrëveshjeve ndërmjet Bullgarisë dhe Serbisë

Miliarderi amerikan akuzohet për trafikim vajzash

Miliarderi amerikan akuzohet për trafikim vajzash

Korrupsioni dhe mungesa e reformave ulin besimin ndaj Qeverisë

Korrupsioni dhe mungesa e reformave ulin besimin ndaj Qeverisë

Lajmi i fundit: Serbia thotë se pamundësoi pranimin e Administratës Tatimore të Kosovës në IOTA

Lajmi i fundit: Serbia thotë se pamundësoi pranimin e Administratës Tatimore të Kosovës në IOTA

Ministri i Jashtëm i Bosnjës, taksën nga Kosova e konsideron goditje të rëndë

Ministri i Jashtëm i Bosnjës, taksën nga Kosova e konsideron goditje të rëndë

Ambasada amerikane në Beograd kërkon ndriçimin e vrasjes së vëllezërve Bytyçi

Ambasada amerikane në Beograd kërkon ndriçimin e vrasjes së vëllezërve Bytyçi

Dhjetëra mijëra qytetarë protestojnë të qetë në Tiranë

Dhjetëra mijëra qytetarë protestojnë të qetë në Tiranë

Opozita e vendosur të mos ia krijojë kuorumin koalicionit qeverisës

Opozita e vendosur të mos ia krijojë kuorumin koalicionit qeverisës

Fitorja e Mitsotakis ngre pikëpyetje në zbatimin e Marrëveshjes së Prespës

Fitorja e Mitsotakis ngre pikëpyetje në zbatimin e Marrëveshjes së Prespës

Prej nga po furnizohet veriu me mallra?

Prej nga po furnizohet veriu me mallra?

Një vit masë edukative në burg të miturit që sulmoi romen në Ferizaj

Një vit masë edukative në burg të miturit që sulmoi romen në Ferizaj

MJEKU NGA FERIZAJ KËRKON 100 MIJË EURO KOMPENSIM

MJEKU NGA FERIZAJ KËRKON 100 MIJË EURO KOMPENSIM

Momenti kur rrufeja godet aeroplanin në të cilin kishte edhe kosovarë

Momenti kur rrufeja godet aeroplanin në të cilin kishte edhe kosovarë

Ministria e Drejtësisë akuzon VV-në se njerëzit e saj kanë përfituar “miliona nga monopoli në noteri”

Ministria e Drejtësisë akuzon VV-në se njerëzit e saj kanë përfituar “miliona nga monopoli në noteri”

Gjithçka lidhet me një grua, Del në dritë sekreti që e torturoi Enver Hoxhën deri ditën që ndërroi jetë

Gjithçka lidhet me një grua, Del në dritë sekreti që e torturoi Enver Hoxhën deri ditën që ndërroi jetë

Thaçi, letër Trumpit për 4 Korrikun: I përkushtuar të arrijmë marrëveshje paqësore me Serbinë

Thaçi, letër Trumpit për 4 Korrikun: I përkushtuar të arrijmë marrëveshje paqësore me Serbinë