Limaj i shkon në takim Isa Mustafës

E publikuar: 19/08/2019 13:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt i është përgjigjur pozitivisht ftesës së kreut të LDK’së, Isa Mustafës. Kreu i NISMA’së, tashmë e ka nisur takimin me Mustafën në njërin nga hotelet e Prishtinës.

E para një ore, Mustafa e përfundoi takimin me Shpend Ahmeitn e PSD’së.

Duke folur para mediave, Ahmeti tha se ka qenë takim i frytshëm, por që nuk është vendosur ende për ndonjë koalicion parazgjedhor.

Ndryshe, AAK-ja e Ramush Haradinajt thotë, gjithashtu, se do të përgjigjet pozitivisht, mirëpo ende nuk ka marrë ftesë.