Limaj: Haga ka qenë çmim për të cilin e kam ditur se duhet të paguhet

E publikuar: 14/09/2019 22:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati i koalicionit Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj ka thënë se ka marrë vendimin për të garuar për këtë pozitë pasi që e ka ndier vetën të gatshëm se mund ta marrë timonin për ta drejtuar vendin.

Ai ka thënë se çmimin e lirisë e ka ndier se Kosova duhet ta paguajë në ndonjë formë, njofton Klan Kosova.

“E kam parë një çmim që duhet ta pagujamë si Kosovë, Haga për shembull. Dikush është dashur të shkojë atje. Fati ka qenë që të jem unë. Ka qenë një pjesë e çmimit që duhet paguar dhe kjo nuk ka qenë asgjë në krahasim me çlirimin”, ka thënë Limaj.

“Në Hagë ka qenë dashur t’i kenë profilet. Çlirimi i Kosovës ka ardhur më shpejt se që kam menduar. Nuk kam menduar se mund ta shoh vëllain tim të lirë. Kam heq dorë nga mundësia për ta parë Kosovën e lirë, nga mundësia për t’i parë fëmijët që të rriten në lirë dhe për ta parë vëllain dhe babain. Të gjitha këto pavarësisht se unë kam heq dorë nuk ka heq dorë Zoti”.