Limaj flet për komentet e Haradinaj se partnerët e PAN’it kanë pasur skenar për rrëzimin e tij

E publikuar: 03/09/2019 00:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati për kryeministër nga koalicioni AKR-Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, është i ftuar në emisionin DPT te Fidani në T7.

Limaj ndër të tjera në këtë emision ka folur edhe për deklaratën e Ramush Haradinaj i cili ka akuzuar partnerët e koalicionit se ata kanë rpitur që ai do të tërhiqej nga pozicionet për taksën dhe ndarjen pas ftesës nga Specialja.

“Ata kanë pasur një skenar se kur të më vjen mua ftesa, unë do të kërkoj çare gjithkund për të shpëtuar kokën time dhe nga të mundem dhe të kërkoj adresë për të shpëtuar. Duke kërkuar atë zgjidhje unë ose do të kisha pranuar ndarjen ose të largoj taksën, ja diçka tjetër. Askush nga ta nuk e ka pritur se ua lë letrat në dorë. Të ju them faleminderit shumë. Dorëheqje! Shkojmë në zgjedhje”, ka thënë Haradinaj.

“Ne ndihemi të nderuar që i kemi qëndraur deri në fund marrëveshjes. E kam të vështirë të e përshkruaj se çfarë përmbushje kam pasur kur Ramush Haradinaj është zgjedhur kryeministër. Pjesa tjetër është përgjegjësi e secilit. Ne kemi punuar me sjellë atë kryeministër dhe nuk dua të shtoj më shumë”

“Sa për Nismën, Qeveria do ta kishte përfunduar mandatin deri në fund”, ka thënë Limaj./Gazeta Express/