Limaj: Fatmir Rashiti, faktor uniteti, që prodhon ndryshim

E publikuar: 19/10/2017 12:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shtëpia e Kulturës në Shtime, mbrëmjen e të mërkurës ishte mbushur përplot anëtarë dhe simpatizantë të Nismës për Kosovën për të përmbyllur fushatën e tyre zgjedhore dhe për t’i dhënë edhe njëherë mbështetje të jashtëzakonshme Kandidatit të Pavarur për Kryetar të Shtimes, z. Fatmir Rashiti, transmeton infosot.

Në këtë tubim mori pjesë edhe Kryetari i Nismës për Kosovën z. Fatmir Limaj, i cili tha: “Kam ardhur për t’a mbështetur
Fatmir Rashitin, të cilin e njoh qe njëzet vite si faktor të unitetit dhe vazhdimisht thërret për bashkim dhe në bazë të kësaj mase që po e shoh puna e ndryshimit është e kryer”, tha në mes tjerash zëvendëskryeministri i Kosovës, z. Limaj.

Me këtë rast, Kandidati për Kryetar z. Fatmir Rashiti tha se ne jemi bërë bashkë për të luftuar të keqen që iu është imponuar qytetarëve shtimjanë. Ai falenderoi gjithë qytetarët e komunës së Shtimes për mbështetjen e tyre dhe angazhimin e deritashëm dhe kërkoi angazhim maksimal sidomos në këtë kohë të fundit para zgjedhjeve të së dieles.

Ai ftoi të mobilizohen kudo që janë dhe të mbrojmë votën në mënyrë demokratike, sepse qytetarët po e duan ndryshimin dhe ne jemi të obliguar t’a ruajmë vullnetin e tyre.

Nisma për Kosovën përmes këtij tubimi të madh ka konfirmoi se anëtarët dhe simpatizantët e saj do t’i japin besimin për të qeverisur në katër vitet e ardhshme, z. Fatmir Rashiti.