Limaj: Ende pa shijuar lirinë e Kosovës u dënuan ushtarët e UÇK

E publikuar: 25/10/2016 10:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj ka dhënë se dënimi i ish ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të kosovës (UÇK) është një lajm i keq për liridashësit në Kosovë. Ai ka shprehur se e bashkandjen dhimbjen me familjarët e pjestarëve të UÇK’së,shkruan Gazeta Express.

“Lajm shumë i keq për të gjithë liridashësit në Kosovë.! Dje u dënuan zërat e parë të UÇK-së, ata që vullnetarisht ja ofruan jetën e tyre lirisë së Kosovës.” shkruan Limaj.

Sipas Limajt, Kosova ende nuk e ka shijuar lirinë për të cilën luftoi UÇK’ja

Kryetari Limaj ka shtuar se “Unë dhe familja ime e dijmë shumë mirë çka është persekutimi në liri, në lirinë të cilën ende se kemi shiju.!”