Limaj e Vujçiq flasin për pozitën e malazezëve në Kosovë

E publikuar: 14/12/2017 16:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj ka takuar Kryetarin e Shoqatës së Malazezëve të Kosovës, Slobodan Vujçiq, me ç’rast është diskutuar për hartimin dhe miratimin e Planit të Veprimit për Strategjinë e Bashkëpunimit dhe Integrimit të Malazezëve.

Vujçiq ka thënë që duke zbatuar plotësisht këtë strategji, malazezët e Kosovës do të barazohen në të gjitha aspektet me komunitetet e tjera në Kosovë, shkruan Lajmi.net.

Limaj dhe Vujiçiq ranë dakord se marrëdhëniet midis Kosovës dhe Malit të Zi janë të shkëlqyera dhe duhet të përqendrohen në përmirësimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.

Plani i Qeverisë për zgjidhjen e çështjes se demarkacionit me Malin e Zi, sipas Limajt është shpresëdhënës për qytetarët e Kosovës të cilët së shpejti do të lëvizin pa viza dhe Kosova do ta vazhdojë rrugën e integrimeve evropiane.