Limaj e Hoxhaj dalin nga takimi

E publikuar: 11/02/2019 13:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dy zëvendëskryeministrat, Enver Hoxhaj dhe Fatmir Limaj, kanë dalë nga takimi i thirrur nga kryeparlamentari Kadri Veseli.

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj dhe Fatmir Limaj, para pak çastesh kanë dalë nga takimi i thirrur nga kryeparlamentari, Kadri Veseli, raporton lajmi.net.

Në këtë takim po merr pjesë edhe presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, bashkëkryesuesi i Ekipit Negociator, Shpend Ahmeti.

Lajmi.net mëson se temë e këtij takimi ka qenë dialogu me Serbinë.

Në takim akoma po qëndrojnë krerët e shtetit.