Limaj: Dështimi i Mustafës e bëri Hotin kandidat për kryeministër

E publikuar: 27/05/2017 01:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

I pari i NISMA-s, Fatmir Limaj, pati kritika për largimin e kryeministrit në detyrë, Isa Mustafa, nga kandidatura për kryeministër dhe tërësisht nga lista e LDK-së.

Ai tha që kjo flet mjaft për mos-suksesin e qeverisjes së tij për katër vjet.

“Në qoftë së kryeministri ka qeverisur për katër vjet dhe tani largohet, kjo flet vetë për atë. Nëse qeveria ka qenë e suksesshme për katër vjet dhe nuk e keni drejtuesin e atyre viteve, kjo është hipokrizi e madhe” ka thënë Fatmir Limaj në një intervistë në Magazinën Zgjedhore të Klan Kosovës.

Sa i përket kandidatit për kryeministër të LDK-së, Limaj ka thënë që nuk ka pasur rast ta njoh megjithatë ai ka thënë që Avdullah Hoti nuk mund të sjellë ndryshimin.

“E njoh fuqinë politike të LDK-së e të pjesës dërmuese të drejtuesve të saj por Avdullah Hotin nuk kam pasur rast ta njoh. Prej LDK-së kam pritë një ndryshim tjetër, dikë tjetër. Hoti nuk mund ta sjellë këtë ndryshim” ka thënë Limaj,/Express/