Limaj: Baca Adem mbetet udhërrëfyesi më i mirë për djemtë dhe vajzat e reja që duan ta nderojnë vendin dhe kombin e vet

E publikuar: 26/07/2020 11:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, nëpërmjet një statusi në rrjetin e tij social Facebook ka përkujtuar jetën dhe veprën e Adem Demaçit.

Ky është postimi i tij i plotë;

Dy vjet pa një nga veprimtarët më të shquar të çështjes kombëtare dhe simbolin e rezistencës kombëtare, Adem Demaçin.

Baca Adem ishte dhe mbetet udhërrëfyesi më i mirë për djemtë dhe vajzat e reja që duan ta nderojnë vendin dhe kombin e vet.

Ai qëndroi i pathyer prapa grilave për gati tri dekada, në mbrojtje të së drejtës për liri dhe pavarësi, ruajtjes së identitetit kombëtar shqiptar në ish-Jugosllavi.

Qytetarët e Kosovës për jetë e mot do ta nderojnë dhe kujtojnë jetën dhe veprën e bacës Adem.