Limaj: Asociacioni, çështje e mbyllur për Kosovën

E publikuar: 15/09/2020 22:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Nisma Fatmir Limaj është shprehur prerë sa i përket asociacionit të komunave me shumicë serbe, formimin e të cilit po e kërkon Serbia, duke thënë se kjo çështje është e mbyllur për Kosovën, pasi është në kundërshtim me Kushtetutën.

Ai në emisionin Debat në RTK ka thënë se rreziku nga formimi i asociacionit ka kaluar me vlerësimin e Gjykatës Kushtetuese së Kosovës, e cila ka gjetur se në 23 nene është në kundërshtim me aktin më të lartë juridik të shtetit tonë.