Limaj: Ajo për çka ka luftuar Adem Jashari na duhet sot më së shumti

E publikuar: 05/03/2017 13:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka thënë se sakrifica komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij u kthye në një rreze shprese për lirinë e Kosovës. Kjo sipas tij mobilizoi gjithë kombin shqiptar
Limaj ka bërë homazhe në Prekaz, pranë varrezave të familjes Jashari, ku ka thënë se ajo për çka ka luftuar Adem Jashari – kthimin e dinjitetit, sot më së shumti i duhet Kosovës.

“Sot kthehemi pas 19 viteve, atëherë kur popullit të Kosovës i kishte humbur shpresa, i ishte dhunuar dinjiteti dhe ishte në prag të shfarosjes, një moral për toke, por doli lufta e komandantit legjendar dhe sakrifica e tij që u kthye në fuqi”, ka thënë Limaj.

“Sakrifica e tij ishte një rreze lirie që mobilizoi gjithë kombin shqiptar. Çka kemi sot themelet i kanë në luftën e komandantit legjendar”, ka thënë Limaj.