Likaj u takua me donatorët dhe partnerët zhvillimorë në arsim

E publikuar: 18/06/2020 14:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Ramë Likaj është takuar sot me donatorët dhe partnerët zhvillimorë në arsim, me të cilët ka biseduar për gjendjen në arsim dhe përkrahjen e tyre në të gjitha nivelet e arsimit në vend.

Gjatë takimit Likaj theksoi në ndihmën që kanë dhënë partnerët në situatën pandemike sa i përket mësimit në distancë, por edhe për orientimin e mbështetjes në përgatitjet për situata të reja të mundshme për fillimin e vitit të ri shkollor dhe atij akademik.

Ai tha se në këtë situatë ka nevojë për edhe për këshilla dhe rekomandime nga partnerët në arsim dhe shprehu gatishmërinë e tij që të koordinojë aktivitetet e përbashkëta të MASH-it dhe partnerëve të arsimit, njofton Klan Kosova.

Përfaqësuesit e organizatave partnere në arsim shprehën gatishmërinë që të vazhdojnë ta mbështesin arsimin përmes projekteve që janë duke u realizuar, por edhe për iniciativa të reja rreth menaxhimit të situatës me Covid-19.