Likaj për fillimin e gjysmë-vjetorit të procesit mësimor: Bashkë ia arritëm t’i mbajmë shkollat e hapura

E publikuar: 18/01/2021 13:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot ka nisur gjysmë-vjetori i dytë i procesit mësimor.
Ministri në detyrë i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj ka uruar nxënësit për rifillimin e procesit mësimor duke thënë se pas është lënë një vit aspak i lehtë. Por thekson se megjithëkëtë është arritur që të përmbyllet një vit me shumë të arritura në arsim.
Postimi i plotë i Likaj në “Facebook”:
Të dashur nxënës dhe mësimdhënës,Të dashur qytetarë të Kosovës,Po lëmë pas një vit aspak të lehtë për ne, për gjithë botën! Megjithatë, edhe në kushte të tilla të pandemisë COVID-19, ne arritëm ta përmbyllim këtë vit me shumë të arritura në arsim. Bashkë arritëm t’i mbajmë shkollat hapur për fëmijët tanë, por edhe të punojmë për ngritje të cilësisë në arsim, krahas përkushtimit që ta menaxhojmë situatën.Tash, kur po përshendetemi më këtë vit të vështirë, dua të falënderoj nxënësit, mësimdhënësit, prindërit, stafin e MASh, DKA-ve, SBAShK-ut, Këshillit të Prindërve dhe të gjitha institucionet, shoqërinë civile dhe mediet, që mundësuan një vit të sukseshëm në arsim edhe pse në kushte të vështira!Paçim një vit të ri me shëndet e shumë suksese!GËZUAR 2021!