Ligji që nuk i mbron fëmijët

E publikuar: 01/10/2016 10:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Asnjë ministri nuk e ka marrë pronësinë institucionale për zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve. Po ashtu në këtë ligj, i cili ka kaluar shqyrtimin e parë, nuk janë definuar përgjegjësitë institucionale, shoqërore dhe familjare për mbrojtjen e fëmijës. Kjo ka ngjallur shumë reagime

Vërejtje serioze i janë adresuar kryetarit të Kuvendit të Kosovës Kadri Veselit, si dhe deputetëve të Kuvendit në lidhje me Projektligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve, i cili ka kaluar shqyrtimin e parë. Një letër, të cilën Veseli dhe deputetët kanë marrë nga Natalya Apostolova, përfaqësuese Speciale e Bashkimit Evropian në Kosovë, James Mugaju, u.d. shef i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Ahmet Kryeziu, drejtor për Kosovë i organizatës “Save the Children”, Hilmi Jashari nga zyra e Avokatit të Popullit dhe Donjeta Kelmendi nga KOMF-i, janë paraqitur vërejtjet e këtyre mekanizmave kundrejt ligjit.

Asnjë ministri nuk e merr përgjegjësinë institucionale për zbatimin e ligjit

“Deputetët gjatë shqyrtimit të parë të projektligjit kanë paraqitur mendimet e tyre për përmbajtjen e ligjit dhe siç janë të evidentuara në transkriptin e seancës plenare, projektligji ka shumë zbrazëti dhe vërejtje serioze të cilat në masë të madhe zbehin vetë qëllimin e ligjit, por edhe mbrojtjen e fëmijës”, thuhet në shkresën e përbashkët.