Ligji për Trafikun denoncohet për fyerje dhe diskriminim

E publikuar: 26/09/2016 06:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ditëve të fundit është bërë debat i madh për Ligjin për Rregullat e Trafikut Rrugor.

Për këtë ligj, kritika të shumta kanë edhe përfaqësues të Handikosit, për shkak të terminologjisë, që përdoret në këtë ligj për personat me aftësi të kufizuara, raporton KTV.

Ky ligj, personave me aftësi të kufizuara u referohet si invalidë dhe të paaftë.

Këto terminologji, sipas Osman Shatrit, i cili është këshilltar ligjor në Handikos, janë fyese dhe diskriminuese.

Sipas tij, të paarsyeshme janë edhe gabimet që janë bërë edhe në ligjet e tjera. Shatri ka bërë fajtorë të gjithë ata që merren me përpilimin dhe miratimin e ligjeve.

Edhe Lirie Kajtazi, kryetare e Komisionit për të Drejtat Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, e sheh si skandaloz këtë gabim që është bërë.

Kajtazi ka pranuar se edhe në ligjet e tjera duhet të kihet kujdes për terminologjitë e përdorura për kategori të shoqërisë.