Ligji për Rimëkëmbje kalon edhe në një komision

E publikuar: 03/12/2020 11:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim ka miratuar Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike me katër amendamente të Komisionit Funksional për Buxhet dhe Transfere, raporton Express

Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike ka amrrë shtatë vota pro dhe dy kundër.
Kundër Projektligjit kanë votuar anëtarit e komisionit nga Vetëvendosja dhe Nisma.

Ndërkohë, Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike është miratuar dje edhe në Komisionin për Buxhet dhe Transfere.

Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike pritet të votohet të premten në Kuvendin e Kosovës.