Ligji anti-COVID, mbahet dëgjim publik

E publikuar: 10/08/2020 11:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Për Projektligjin për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19, komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale do të mbajë dëgjim publik.

Nga Kuvendi i Kosovës kanë njoftuar se dëgjimi publik për Projektligjin për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 do të mbahet në ora 13:00 në sallën C301.

Numri total i rasteve pozitive deri më tani është 10.247 raste nga 40.646 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 327 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.