Liga Premier zyrtarizon orarin për sezonin e ri, Arsenal-Man City derbi i javës së parë

E publikuar: 14/06/2018 10:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Liga Premier ka zyrtarizuar orarin për sezonin e ri 2018/18 në kampionatin anglez.

Sezoni i ri i kampionatit anglez do të fillojë më 11 gusht apo më saktë në ditën e shtunë, ku do të luhen të gjitha ndeshjet.

Derbi i javës së parë në Ligën Premier pritet të jetë ndeshje në mes të Arsenalit dhe Manchester Cityt.

Xhaka- Aguero (Getty Images)

Unai Emery do të nis sezonin me Topçinjtë në ndeshjen e cila pritet të zhvillohet në Emirates.

Si vendas sezonin e ri do ta nis edhe Liverpooli, pasi pret në Anfield skuadrën e West Ham Unitedit.

Edhe Manchester Unitedi do të luaj në shtëpi ndeshjen e parë, ku në Old Trafford e pret Leicester Cityt.

Në anën tjetër, Chelsea dhe Tottenhami do të luajnë në udhëtim ndeshjet e para, ku Blutë udhëton te Huddersfildi, ndërsa Spurs te Newcastle. /Telegrafi/

Çiftet e  javës së parë të Ligës Premier: