Lidhje me futbollistin? Flet Kejvina Kthella!

E publikuar: 19/01/2018 13:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

E teksa më së shumti është komentuar për bukurinë, format fizike e fotot që poston në rrjete sociale, edhe jeta e saj private nuk mund të anashkalohej. Sot një koment i futbollistit të famshëm, Thomas Strakosha në foton e Kejvinës ka tërhequr vëmendjen e mediave. 

Thomas i ka komentuar një emoji me sytë me zemra bukuroshes në një nga fotot e saj të postuara në Instagram, ndërsa ajo ja kthen me një puthje dhe kaq është dashur që të aludohet se mes tyre po ndodh diçka. Por si qëndron e vërteta? E kontaktuar nga “Xing.al”, Kejvina e ka mohuar që kjo të jetë e vërtetë. Siç duket ky koment i futbollistit ka qenë thjesht miqësor dhe asgjë më shumë./Xing.al/