Lidhet pas një peme dhe luan muzikë, për të mbrojtur pemët e lagjes (Video)

E publikuar: 16/03/2018 08:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një vajzë e re, e cila është lidhur në një pemë, ka nisur të luajë në violonçel, duke shkaktuar habi dhe surprizë në rrugën “Tirreno” të Romës në Itali.

Bëhet fjalë për një muzikante, Leila Shirvani dhe pranë saj është e motra Sara, që e shoqëron melodinë me një piano.

Donin të sillnin muzikën e tyre në rrugë për një qëllim të mirëpërcaktuar: të mbrojnë pemët e lagjes.

Në Montesacro, lagje e Romës, përcjell gsh, pas rënies së papritur të pemëve, administrate komunale ka nisur operacionin e “vënies nën siguri”: tharje dhe shkulje.

Në disa raste pemët nuk do të rimbillen dhe është pikërisht ky motive i protestës së motrave Shirvani, mbështetur nga popullsia e zonës.

Banorët e lagjes në fakt, përveç pjesëmarrjes në koncertin e motrave në vend të hapur, kanë ofruar edhe zgjatues dhe korrentin elektrik, në mënyrë që të dy motrat artiste të performonin sa më mirë.