Lideri i Samsung mohon akuzat e korrupsionit

E publikuar: 27/12/2017 12:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lideri de fakto i grupit Samsung i arrestuar në muajin Gusht nën akuzat e korrupsionit së bashku me ish presidenten e vendit, mohoi ditën e Mërkure të çdo akuzë në drejtim të tij ndërsa apelon dënimin 5 vjeçar me burg.

Jay Y. Lee, trashëgimtari 49 vjeçar i fronit të Samsung dhe një prej perandorive korporative më të mëdha në botë, është arrestuar në muajin Shkurt dhe u dënua në Gusht.

Sipas gjykatës, ryshfeti i dhënë për presidenten Park Geun Hye kishte ndihmuar Lee të fuqizonte kontrollin e tij mbi Samsung Electronics.

Ai jo vetëm mohoi akuzat por edhe tha se nuk kishte takuar asnjëherë presidenten Park.

Në Janar pritet që Gjykata e Lartë e Seulit të japë verdiktin lidhur me dënimin e Lee.

Duke u përballur me shqetësimet e investitorëve për një vakum në lidership, Samsung caktoi një gjeneratë të re drejtuesish në tre bizneset kryesore në Tetor. /PCWorld Albanian