Liderët opozitarë koordinohen për barrikadim në një takim dy orësh

E publikuar: 02/10/2015 20:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Liderët e tri partive opozitare, Visar Ymeri, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj janë takuar sot në një takim 2 orësh.

Ata janë takuar për të koordinuar hapat e mëtutjeshëm të opozitës karshi situatës së re.

Siç merr vesh KTV-ja, të tre liderët e bllokut opozitar janë pajtuar për të vazhduar në mënyrë edhe më të vendosur kundërshtimin e krijimit të Asociacionit të Komunave Serbe dhe demarkacionit me Malin e Zi.

Pas përfundimit të peticionit, opozita planifikon të organizojë protesta.