Liderët Evropian thirrje vendeve të G20-ës për implementimin e një takse dixhitale

E publikuar: 23/07/2018 15:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Liderët Evropianë të financave bënë thirrje për progres në drejtim të implementimit të një takse dixhitale gjatë takimit të ministrave të G20-ës në Agjentinë të Dielën.

Ata shfaqën përkushtimin e tyre për implementimin e kësaj takse brenda 2020-ës për të adresuar ekonominë dixhitale.

Krahu ekzekutiv i BE-së, Komisioni Evropian, propozoi disa rregulla për të detyruar kompanitë teknologjike të paguajnë më shumë taksa duke i vënë syrin të ardhurave të Google, Facebook dhe Amazon.

Nëse implementohet, të paktën 200 kompani do ti nënshtrohen taksave të reja, të cilat duhen të kenë 5 miliardë euro xhiro vjetore.

Komisioni bëri thirrje për një zgjidhje globale afatgjatë. “Nuk mund ta pranojmë që SME-të (sipërmarrjes e vogla dhe të mesme) të taksohen më tepër sesa gjigandët e teknologjisë,” shprehej një përfaqësues i Komisionit. /PCWorld Albanian