Liburni fiton Kupën e Kosovës në futsall pas triumfit në finale ndaj Prishtina 01

E publikuar: 18/02/2019 03:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Liburni është fitues i Kupës së Kosovës në futsall për vitin 2019 pasi në finale ka mposhtur ekipin Prishtina 01.

Skuadra gjakovare, Liburni po vazhdon mbretërimin në futsallin e Kosovës.

Liburni ka arritur të shkojë në koleksionin e tyre edhe Kupën e Kosovës në futsall për vitin 2019 dhe kjo ishte hera e tretë në histori që fiton këtë trofe.

Kjo pasi ata kanë arritur të fitojnë ndaj Prishtina 01 në finale me rezultat të ngushtë 4-3 në ndeshjen e zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte e barabarta nga të dyja skuadrat, ashtu sikurse edhe rezultat 2-2.

Megjithatë, përvoja e gjakovarëve bëri që në pjesën e dytë të jenë më të mirë dhe në fund të triumfojnë me rezultat 4-2.

Golat për Liburnin u shënuan nga Arbër Dobroshi dhe Halim Selmanaj me nga dy sosh.

Ndërsa për Prishtina 01 realizuan Agon Ramadani dy herë dhe Oso Gjinovci një. /Telegrafi/