Liberalizimi i vizave ‘vështirë’ i realizueshëm

E publikuar: 03/06/2017 11:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deklaratat e kandidatëve për kryeministër se liberalizimi i vizave do të ndodhë brenda 3 muajve, nuk po del të jetë e vërtetë. Kështu të paktën thonë ekspertët për integrimeve evropiane.

Lidhur me këtë, profesori i të Drejtës Evropiane, Emrush Ujkani  ka treguar se Bashkimi Evropian e ka pasur dhe do të vazhdojë ta ketë të vështirë realizimin e  çështjes së Kosovës sa i përket agjendës euroatlantike.

“BE është e vërtet qe e ka pasur dhe ende e ka te vështir qasjen korrekte ndaj Kosovës përderisa ekzistojnë shtete anëtare te saj që ende nuk e kane njohur shtetësin  e Kosovës”, është shprehur ai.

Sipas tij, pas zgjedhjeve parlamentare, Qeveria e cila do të vjen në pushtet do të ketë para vetës shumë detyra të rëndësishme për t’i kryer.

“Tani çdo vonesë e Kosovës për të ecur përpara ne agjendën euroatlantike i hapë  mundësi ndikimit të rrymave që edhe nuk ja duan te mirën vendit tone. Pas 11 Qershorit qeveria e cila do dale nga këto zgjedhje do ketë detyra te shumta te cilat do ta  presin”, ka thënë Ujkani për Indeksonline.

Në fund, Ujkani ka shtuar se një ndër ato detyra ka te beje edhe ecja përpara në agjendën evropiane dhe që Kosovën ta largoj nga ndikimi i faktorëve qe nuk ja duan te mirën vendit tone.