“Liberalizimi i vizave në mars ose prill të vitit të ardhshëm”

E publikuar: 21/02/2018 23:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sipas praktikës që e ka zbatuar deri tani KE-ja

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, tha se nëse Bashkimi Evropian dhe Parlamenti Evropian votojnë pro liberalizimit të vizave për Kosovën në fund të vitit 2018, atëherë skenari më i mirë do të ishte marsi ose prilli i vitit të ardhshëm kur qytetarët e Kosovës mund të presin liberalizim të vizave.

Këto komente Miftaraj i bëri në emisionin “Click” të RTV21.

“Në momentin kur Parlamenti Evropian e voton liberalizimin e vizave nëse marrim praktikën që e ka zbatuar deri tash Komisioni Evropian, i jep 90 ditë kohë që shteti të përgatiten nga momenti kur merret vendimi për liberalizim të vizave”, tha Miftaraj./21Media