Lg prezanton një monitor super të gjerë 49-inç

E publikuar: 11/01/2019 04:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Televizori në formën e një rollbaneri mund të ketë vjedhur vëmendjen e të gjithëve në CES 2019 por kompania gjithashtu kishte produkte të tjera për të prezantuar.

Modeli LG49WL95G është një monitor super i gjerë 49-inç me raport 32:9 dhe rezolucion 5,120x1440p.

Monitor gjithashtu vjen me HDR10 dhe USB-C. Ngjyrat e tij janë të mprehta dhe vibrante.

Gjithashtu LG ka menduar edhe për adhuruesit e lojërave me monitorët 27-inç dhe 37.5-inç UltraGear 27GL850G dhe 38GL950G respektivisht.

Të dy kanë ekrane QHD Nano ISP me frekuencë 144Hz dhe teknologjinë adaptive të Nvidia Gync.

Për fat jo të mirë nuk ka një datë ekzakte debutimi e as një çmim. /PCWorld Albanian