LG prezantoi flagshipin e shumëpritur G7 ThinQ

E publikuar: 03/05/2018 03:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mbajtja sekret e LG G7 ThinQ nuk ka qenë aspak e lehtë për kompaninë. Megjithatë kjo duket se nuk e ka shqetësuar aspak LG dhe përveç atyre imazheve që janë publikuar nga disa media në ditët e fundit, kompania sot zyrtarisht solli në detaje flagshipin e ri.

Në një aktivitet të dedikuar në Nju Jork ditën e sotme, G7 ThinQ sjell një ekran i cili adopton stilin e iPhone me një fushë të zezë në krye të telefonit i cili zihet nga sensorët.

Ekrani i G7 ThinQ është 6.1-inç QHD+ i cili funksionon mjaft mirë në dritën e diellit. Kompania ka bërë punë të shkëlqyer edhe me bokset zërit të cilët vitet e fundit kanë qenë në vëmendjen e konsumatorëve dhe analistëve.

Megjithatë elementi kryesor që shkëlqen prej edhe nga emrin telefoni është kamera me inteligjencën artificiale e prezantuar në Kongresin Mobil Botëror me V30S.

Konkretisht sensori përdor inteligjencën artificiale për të analizuar sfondin dhe përmirësuar foton e kapur.

G7 Thinq fuqizohet nga procesor Snapdragon 845 shoqëruar nga 4GB RAM dhe 64GB memorie të brendshme.

Skaneri i shenjave të gishtërinjve është i vendosur në pjesën e pasme të telefonit ku fshihet edhe bateri prej 3,000 mAh.

Një tjetër detaj mjaft interesant është butoni i dedikuar asistentit virtual të Google. Funksioni i këtij butoni nuk mund të ndryshohet por LG la të kuptohej se mund të ndryshojë në të ardhmen.

Çmimi dhe disponueshmëria mbeten një enigmë për G7. /PCWorld Albanian