LG mund të krijojë një shërbim muzikor të veten

E publikuar: 13/08/2015 14:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Janë krijuar disa shërbime muzikore deri tani, si Spotify, Apple Music, Pandora, Rdio, Milk Music i Samsung-ut etj. Edhe LG po planifikon të krijojë një shërbim muzikor të vetin.

Kompania njoftoi sot se po planifikon të krijojë një shërbim të ri muzikor me rrjetin Hi-Fi, që do të jetë ekskluzivisht për telefonat inteligjentë të LG-ës. Shërbimi do të jetë gati këtë muaj, dhe do të debutohet nëpërmjet aplikacionit LG SmartWorld që është i instaluar tek disa pajisje LG.

Shërbimi muzikor do të ofrohet në 70 shtete të ndryshme, duke përfshirë këtu SHBA-në, Australinë. Brazilin, Kinën, Francën, Italinë, Rusinë dhe Britaninë etj. Pajisjet e para që do të marrin këtë shërbim do të jenë LG G4, G3, G2 dhe LG G Flex 2.