LG krijon një orë inteligjente të larë me ar 23-karat

E publikuar: 01/09/2015 00:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

LG zbuloi orën e saj inteligjente luksoze “Urbane Luxe”. Kjo orë është e larë në ar 23-karat dhe ka një rrip prej lëkurës së aligatorit.

LG Urbane Luxe, orë

LG ka bashkëpunuar me kompaninë e bizhuterive “REEDS Jewelers” për krijimin e orës së saj inteligjente premium.

LG Urbane Luxe, orë, ar

Kompania ka prodhuar vetëm 500 njësi të orës inteligjente “Urbane Luxe”, ku secila prej tyre do të ketë të gdhendur numrin e vet serial. Fillimisht kjo orë do të shitet vetëm në tregun amerikan për 1200 dollarë. Ora do të prezantohet në eventin IFA që do të zhvillohet pas pak ditësh.