LG i jep lamtumirën markës G në 2018-ën

E publikuar: 06/01/2018 20:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

LG, një prej gjigandëve Koreano-Jugor të shquar të elektronikës, prej vitesh ka qëndruar në hije përballë rivalit Samsung në hapësirën e telefonëve inteligjentë.

Megjithatë nuk mund të kritikojmë LG-në, kompani e cila nuk ka lënë gjë pa provuar.

Në 2017-ën kompania solli LG V30 dhe LG G6-ën, dy telefonë të shkëlqyer Android të cilët e patën të vështirë të gjenin audiencë.

Dhe duket se LG nuk ka bërë asnjë hap përpara me divizionin mobil. CEO i ri në krye të këtij sektori ka sinjalizuar ndryshime të reja.

Raportohet nga mediat lokale se kompania do të braktisë markën G për flagshipët e saj për ta zëvendësuar me një emër të ri.

Sipas The Investor, LG do të largojë markën e cila filloi me Optimus G në 2012-ën ndërsa më shumë do të mësojmë në Kongresin Mobil Botëror për pasardhësin e LG G6.

Madje LG ka konfirmuar zyrtarisht ribrandimin që po vjen, duke thënë se edhe Samsung e Apple kanë bërë të njëjtën gjë me flagshipët e tyre. /PCWorld Albanian