LG G8 ThinQ nuk ndryshon shumë nga paraardhësi

E publikuar: 13/02/2019 13:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka ngelur vetëm një javë kur do të shohim pasardhësin e LG G7 ThinQ. Nisur nga ky fakt rrjedhjet e informacionit kanë filluar të vinë nga të gjitha anët e internetit.

Një prej tyre është një grup fotosh të G8 ThinQ të cilat ekspozojnë telefonin nga të gjitha anët.

Nisur nga fotot, telefoni do të jetë i ngjashëm me paraardhësin. Ekrani pa skaje shoqërohet nga një “notch” në krye ku qëndron kamerat frontale.

Dy kamerat e pasme tashmë orientohen horizontalisht. Në fund të telefonit është një portë kufjesh 3.5mm dhe një portë USB-C për karikim dhe konektivitet.

Gjithashtu gjendet edhe një grilë altoparlanti. LG ka konfirmuar se telefoni do të ketë sensor ToF (Time-of-Flight). Teknologjia do të përdoret për kyçjes e telefonit me anë të fytyrës por edhe për realitetin e shtuar.

Selfie do të jenë më cilësore sensori konsumon më pak energji sesa FaceID.

Ndërsa ka pasur spekulime se flagshipi i ardhshëm i LG do të ketë ekran të dytë, në këto imazhe nuk vërehet diçka e tillë. Megjithatë ekziston mundësia që ekrani i dytë të jetë një komponent që shtohet dhe jo pjesë e telefonit.

LG G8 ThinQ do të kushtojë më pak se 1,000 dollarë. Telefoni prezantohet në Kongresin Mobil Botëror më 24 Shkurt. /PCWorld Albanian