LG G7 do të ndërtohet nga e para me një vizion dhe strategji të re

E publikuar: 21/01/2018 12:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

E ardhmja e divizionit mobil të LG është e paqartë. Pas 10 tre mujorësh me radhë në humbje, LG në konferencën CES tha se nevojitet një qasje e re.

Gjigandi Koreano-Jugor i elektronikës konfirmoi largimin nga strategjia e vjetër duke ndryshuar flagshipët çdo vit në favor të modeleve më jetëgjatë që përmirësohen vazhdimisht.

Sipas The Investor, CEO i LG Electronics ka kërkuar një rindërtim nga e para e flagshipit të ardhshëm të LG.

Pritet që ky flagshipët të mbërrijë në muajin Prill dhe jo në Kongresin Mobil Botëror.

Prej dy vitesh ky kongres ishte destinacioni i flagshipëve të LG. Samsung gjithashtu do të prezantojë flagshipin e radhës, Galaxy S9, në Barcelonë.

Galaxy S9 mendohet të jetë një prej arsyeve kryesore pse LG ka shtyrë datën e debutimit për në Prill. /PCWorld Albanian