LG G6 do të ketë kamera me pamje të gjerë

E publikuar: 21/02/2017 07:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

LG G6 do të ketë dy kamera 13 megapiksel në pjesën e tij të pasme, përveç kamerës së përparme. Ka qënë kompania që ka konfirmuar lajmin në një blog të saj.

Kamera e përparme ofron një pamje 100 gradë, por dy të pasmet do të ofrojnë një kënd 125 gradë shikimi. Njëra prej tyre do të ofrojë pamjen e gjerë, duke dhënë mundësi që foto më të gjera të përshtaten në shkallën 1:1, që është shumë e rëndësishme për shkrepjet e Instagramit.

The Verge bën të ditur se G6 do të jetë telefoni i parë i LG me dy kamera të pasme, dhe me pamje të gjerë. Kompania thotë gjithashtu se do të ketë dhe një mënyrë panoramike prej 360 gradësh dhe funksionimin e ekranit në dy pjesë për të parë se çfarë keni shkrepur ndërkohë që shkrepni foton tjetër.

LG është duke i zbuluar ngadalë të reja për smartphone-in e saj të ardhshëm, por më 26 shkurt do të dalë zyrtarisht gjatë eventit të Kongresit Botëror të Telefonëve.