LG G4 vjen me 28 Prill

E publikuar: 08/04/2015 12:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

LG sot zyrtarisht ka konfirmuar se gjatë një konference për shtyp më datën 28 prill në qytetin e New York-ut, do të prezantoj smartphone-in e tyre të fundit LG G4.
Kompania veçse kishte para-lajmëruar për ngjarjen, por që kjo është hera e parë që deklarohet zyrtarisht se ne ketë ngjarje do shohim një vështrim të parë të këtij smartphoni.

G4 pritet të vijë me ekran të ri Quad HD për të cilin është njoftuar pak ditë më parë si dhe ndërfaqen UX 4.0. Gjithashtu, kamera pritet të jetë deri në 20.7 megapikselë me fokus të veçantë në përformancën e dritës së ulët, lexuesin për gisht, si dhe shumë tjera.

Në ftesë shihet se mund të ketë edhe një model lëkure për të prezantuar me 28 prill. /ameble/