Lexar është kompania e parë që shet një kartë SD 1TB

E publikuar: 11/01/2019 02:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vite më parë SanDisk prezantoi një kartë SD me kapacitet 1TB por që kurrë nuk u materializua.

Sot në CES Lexar bëri atë që SanDisk nuk mundi dot duke prezantuar një kartë që e presim prej këtij të fundit prej dy vitesh.

16 vite më parë Lexar ishte i pari që prezantoi kartë SD 16GB ndërsa sot një me 1TB.

Kompania thotë se ka shpejtësi leximi prej 95MB dhe shkrimi prej 70MB falë certifikimit V30/U3.

Karta do të kushtojë 499 dollarë ndërsa aktualisht kartat SD 512GB kushtojnë 300 dollarë. /PCWorld Albanian