Lewandowski mëson spanjisht, mediat aludojnë në transferimin e tij te Reali

E publikuar: 22/09/2017 04:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sulmuesi i Bayern Munichut, Robert Lewandowski, ka lënë një aluzion të madh që po planifikon një transferim në Real Madrid gjatë verës së ardhshme.

Reprezentuesi polak luajti me deklaratat e tij gjatë javës së fundit, duke këmbëngulur se ai ndihet rahat në Munich.

Por, para disave javëve, Lewandowski po bënte komente pas përplasjes publike me menaxhmentin e Bayernit mbi politikat dhe ambiciet e transferimit të klubit.

Sipas mediumit gjerman Bild,  polaku tani është duke marrë mësimet e gjuhës spanjolle këtë vit, duke nxitur spekulimet e një lëvizjeje të planifikuar për në Madrid gjatë verës së ardhshme.

Është pretenduar gjithashtu se Lewandowski ka udhëzuar agjentin e tij të ‘ngacmojë’ Realin rreth mundësisë së një lëvizjeje në La Liga në vitin 2018.

Ndryshe, polaku që nga ardhja e tij te Bayerni ka luajtur në 101 ndeshje në Bundesliga, duke shënuar 83 gola dhe asistuar në 13 raste.

Ndërsa, në këtë sezon Lewandowski nga pesë ndeshje të luajtura ka shënuar plot gjashtë herë. /Telegrafi/